Policia nuk di se kush janë sulmuesit e objektit të Komunës së Mitrovicës

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm janë thyer xhamat e komunës së Mitrovicës.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ende nuk e dinë se kush mund të jenë personat e përfshirë në këtë ngjarje.

“Janë thyer dhe dëmtuar disa xhama në objektin e Komunës së Mitrovicës. Nuk dimë se kush mund të jenë sulmuesit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, sapo është raportuar kjo vepër”, ka thënë ai.

Një ditë më parë, në parking janë demoluar makinat e Komunës së Mitrovicës në parkingun e saj. Personat e dyshuar janë ish-punonjësit e parkingut të cilëve iu ka shkëputur katër ditë më parë kontrata.

Temat
LajmeVend

Të afërta