PDK: Bahtirit i duhen situata të tilla për ta tërhequr vëmendjen nga dështimet

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicës ka dënuar incidentin që ka ndodhur në orët e para të së enjtes, me ç’rast është shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit komunal.

Përmes një njoftimi për media PDK-ja ka vlerësuar se ky është një rast i papranueshëm dhe kërkon nga organet përgjegjëse që të zbardhin rastin.

“Në të njëjtën kohë, PDK-ja vlerëson se kjo situatë është pasojë e veprimeve dhe mashtrimeve të kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Premtimet e tij të parealizuara për punësim, rëndimi i jetës së qytetarëve, e ka bërë të padurueshme jetën e qytetarëve.
Megjithatë, PDK-ja u bënë thirrje qytetarëve që të jenë të matur dhe të mos provokohen nga veprimet e këtij kryetari të papërgjegjshëm. Bahtirit i duhen situata të tilla për ta tërhequr vëmendjen nga dështimet e tij”, thuhet në njoftim.

Ai e kthyer komunën në pronë familjare, ku defilojnë si kauboj të afërmit e tij të armatosur, duke i përjashtuar nga komuna qytetarët, të cilët e kanë votuar. Pozitën e kryetarit e ka shfrytëzuar për t’i punësuar të afërmit dhe për të realizuar objektivat e tij personale e familjare, duke rënduar tejmase jetën e qytetarëve. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta