Në pranga, banda e hajdutëve profesionistë që vidhte në Greqi dhe shiste në Shqipëri

Banda e hajdutë profesionistë, nga Shqipëria, që i vidhnin dhe i shisnin sendet e grabitura, janë arretsuar nga policia e Sarandës në kuadrin e operacionitn Sinora.

1. Dritan Reçi, 38 vjeç, lindur në Burrel, banues në Durrës.

2. Alfred Hoxha, 28 vjeç, lindur në Mate, banues në Durrës.

3. Ilir Mama, 38 vjeç, lindur në Tepelenë, banues në Sarandë.

Policia e Sarandës në kuadër të një hetimi 2 mujor, ka shkëmbyer informacione të vlefshme me Policinë Greke, ku si rezultat u bë zbulimi dhe kapja autorëve të kësaj bande, të cilët në mënyrë të mirë-organizuar dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer një sërë vjedhjesh jo vetëm në Sarandë por edhe në shtetin grek, në Igumenicë.

Policia ka bërë dokumentimin e disa vjedhjeve, konkretisht:

Më datë 29.05.2016, këta shtetas kanë vjedhur banesën e shtetasit E.T., në lagjen nr.1 Sarandë, ku dyshohet se kanë marrë 50.000 lekë, 1 aparat celular “Iphone” dhe 1 aparat fotografik.

Më datë 18.05.2016, kanë vjedhur banesën e shtetasit grek G.V., në fshatin Mavrudh-Igumenicë (Greqi), ku dyshohet se kanë marrë një shumë parash prej 18.000 Euro, disa aparatë celularë si dhe sende të tjera me vlerë.

Sendet dhe materialet e vjedhura në Greqi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kalonin në mënyrë ilegale nga kufiri dhe i shisnin në Shqipëri me një çmim shumë të ulët.

Temat
LajmeRajon

Të afërta