Ministri Jevtiq kundër Qeverisë ku merr rrogë

Pas paralajmërimit se në veri të Kosovës do të fillon projekti i ” Luginës së Diellit” ku duhet të ndërtohen qindra shtëpi për serbë, me ç’rast Ministria e Ambientit të Republikës së Kosovës reagoi duke pohuar se një projekt i tillë nevojitet të merr lejen për ndërtim nga Qeveria e shtetit të Kosovës, nuk kaloi as dy orë e ministri për komunitete dhe kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Dalibor Jevtiq për Agjencinë serbe të lajmeve Tanjug deklaroi se ministria të cilën ai e udhëheq është e interesuar edhe për një projekt identik si në veri por tash ” Luginën e diellit” në jug të lumit Ibër.

Ministri Jevtiq ka deklaruar se kthimi i të shpërngulurve serbë nga Kosova nuk duhet të jetë i kuptuar si kërcenim për askënd.

Projekti ” Lugina e Diellit” është nënshkruar vitin e kaluar me 12 korrik në mes të ashtuquajturës zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Patriarkanës së Rashkës dhe Prizrenit dhe Komunës se Zveçanit./GazetaTribuna/.

Temat
LajmeVend

Të afërta