Lu: Shqiptarët e dinë se të korruptuar janë udhëheqësit e partive, gjyqtarët dhe doganierët

Ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar sot se shqiptarët e dinë mirë se kush janë të korruptuarit dhe e kuptojnë reformën në drejtësi, ndryshe nga ç’mendon ndonjë politikan shqiptar, u shpreh ai.

Nisur nga një sondazh për korrupsionin i IDRA-s, prezantuar mediave nga kreu i IDRA-s dhe Ministri i Shtetit Bledi Çuçi, ambasadori Lu i pranishëm, rrëfeu një bisedë private me një politikan:

“Kam pasur diskutim me një politikan – jo me Bledi Çuçin – se populli shqiptar nuk mund ta kuptojë reformën në drejtësi. Kjo është tipike e arrogancës së politikës shqiptare, -tha ai, – që mendojnë se vetëm ata janë të zgjuar dhe dinë çfarë ndodhin.

Nga e di unë që shqiptarët e kuptojnë reformën në drejtësi?! Nga investigimet serioze të shoqërisë civile. Më parë nga USAID dhe tani IDRA, që është kryer në mënyrë profesionale në një numër të madh shqiptarët nga mbarë vendin.

Problemet më të mëdha mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim, se kjo tregon se populli shqiptar e kupton se ç’po ndodh me korrupsionin vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë.

Ambasadori tregoi një histori që në hapje të fjalës së tij, për të dalë tek tema politike e ditës, reforma:

“Historia që kam dëgjuar është për një grua shqiptare që është privuar nga fëmijët e saj, që dhunohej nga burri i saj i dënuar për krime seksuale. Pas shumë vitesh ajo arrit ta njihte.

Kur shkoi në sistemin gjyqësor shqiptar, për drejtësi, gjykata i dha të shoqit të saj, një personi të dënuar më parë, kujdestarinë për 2 nga 3 fëmijët e saj. Kjo ia theu zemrën: Si mund të vendoste një gjyqtar në favor të një personi të tillë?! Kjo ështe e qartë: Korrupsioni..

Korrupsioni po shkatërron jetën e njerëzve normalë, të thjeshtë. Të pasurit e të fortët e blejnë drejtësinë, kurse gratë dhe të varfrit janë viktima. Sa nga ne kanë dëgjuar histori të tilla,” tha Lu.

Nisur nga sondazhi i fundit i IDRA-s, ambasadori tha se “raporti tregon hapur një përparim të hapur dhe rënie me 13% të njerëzve që tregojnë se kanë hasur një përvojë vetiake me korrupsionin dhe një nga arsyet që besoj se statistikat e korrupsionit po përmirësohen është aktivizimi i shoqërisë civile,” theksoi ai.

Temat
LajmeRajon

Të afërta