Ja formacioni i Shqipërisë kundër Ukraiknës

Kombëtarja shqiptare ka përfunduar fazën përgatitore në Bad Waltersdorf të Austrisë ndërsa sot në mesditë skuadra do të udhëtojë nga Graci për në Bergamo.

Ditën e nesërme kuqezinjtë do të zhvillojnë miqësoren kundër Ukrainës e cila pritet të jetë e fundit para nisjes për në ‘Francë 2016’.

Stafi mjekësor ka konfirmuar se 23 lojtarët e përzgjedhur nga De Biasi janë në formë optimale përveç Kukelit i cili ka nevojë për 4 ditë që t’i mbyllet plaga në kokë, shkruan Syri.net.

Në ndeshjen kundër Ukrainës De Biasi do provojë lojtarë të tjerë, ndërsa ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë.

Shqipëria 4-5-1: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Abrashi, Kace, Xhaka, Roshi, Lenjani dhe Sadiku.

Temat
SportVend

Të afërta