Duke marrë parasysh vështirësitë e femrave në parkim, një qytet në Kinë ka krijuar hapësira parkimi të cilat mund t’i shfrytëzojnë vetëm femrat.
Këto hapësira të parkimit janë 50% më të mëdha sesa hapësirat normale për parkim dhe janë të shënuara me shenjë për të treguar se janë të rezervuara vetëm për femra.
Një nga zyrtarët kishte treguar se krijimi i këtyre hapësirave ishte frymzim nga disa qytete dhe vende tjera dhe se ky hap ka siguruar një efikasitet në shërbimin e trafikut gjithashtu projekti është pranuar mirë nga femrat shofere.
Ky projekt është kritikuar mjaft shumë në rrjete sociale madje duke u quajtur edhe si një formë e seksizmit.
“Respekti i vërtetë për gratë lejon që ato të kenë të njejtat të drejta sikur burrat”, është thënë në një koment.
Parkingje të ngjashme janë instaluar edhe në vitin 2009 në Korenë e Jugut e gjithashtu janë prezente edhe në biznese të mëdha si një orvatje për reduktimin e ngacmimeve seksuale.