Gjermani, arrestohen 3 terroristë sirianë. I katërti i celulës kapet në Francë

Tre sirianë janë arrestuar në Gjermani si terroristë të ISIS, që po planifikonin të sulmonin në Dusseldorf.

Tre prej terroristëve që u arrestuan në Gjermani ishin pjesë e së një celule, ku përfshihet dhe një tjetër i arrestuar, por në Francë. Sipas Der Spiegel, të tre të arrestuarit kanë origjinë siriane.

Objektivi i parë i sulmit dyshohet se ishte qëndra historike e North Rhine Westphalian.

Plani i përgatitur me vite

Dy prej të arrestuarve u nisën nga Siria për në Turqi në vitin 2014 pasi plani i tyre i sulmeve u miratua nga liderët e ISIS.

Në vitin 2015, ata hynë në Gjermani nëpërmjet Ballkanit, ku mësohet se misionit të tyre iu bashkua edhe një sirian i tretë.

Një person i katërtm, një ekspertë për eksplozivët, i lidhur më parë me organizatën terroriste Jabhat al-Nusra që ndodhej në Gjermani që prej vitit 2014, iu bashkua më vonë.

Tre të arrestuarit në Gjermani jetonin në North Ëestphalia, Baden Wurttemberg dhe një pikë tjetër, ndërsa i katërti tani është nën arrest në Francë.

Autoritetet franceze informuan shërbimin sekret gjerman mbi planet për të sulmuar pas një nga komplotistët u zbulua në prag të bombardimeve të Brukselit në mars 2016.

Temat
BotëLajme

Të afërta