Franca në gatishmëri: Do ketë siguri për ‘Euro 2016’

Jo vetëm Franca ka garantuar siguri të plotë për zhvillimin e Kampionatit Europian, por së fundmi edhe autoritetet belge janë shprehur se vendi është 100% i sigurt për eventin më madhështor të futbollit europian ku Francën pritet ta vizitojnë më shumë se 2.5 milionë turistë.

Shefi i policisë belge konfirmoi bashkëpunimin e plotë me autoritetet franceze për të marrë të gjitha masat e ndonjë sulmi të mundshëm.

Por deklarata e Departamentit amerikan të Shtetit se në Europë ka rrezik për shkak të terrorizmit është pritur me skepticizëm nga vendet e bllokut.

Kreu anti-terrorit në Itali, Lamberto Giannini tha se situata kërkon vigjilencë maksimale, por nuk ka vend për alarm pasi nuk ka kërcënime apo paralajmërime specifike.

Më shumë se 10 mijë efektivë policie pritet të jenë në dispozicion ndërsa Rusia do të dërgojë edhe ekspertë të shërbimeve të inteligjencës.

euros-1-780x439

Temat
BotëSport

Të afërta