Arratiset Elvis Rroshi. Prokuroria nis hetimin për ish-kreun e Bashkisë Kavajë

Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi është larguar drejt Italisë në momentin që Prokuroria e Përgjithshme nisi hetimin ndaj tij pasi nuk kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit se ka qenë i dënuar në Itali për përdhunim në grup.

Kështu shkruan në Facebook ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili akuzon Kryeministrin Edi Rama se ka ndihmuar Rroshin që të largohet, njësoj si në rastin e Arben Frrokut. Dje, u publikua në media se Rroshi udhëtoi drejt Italisë për të vazhduar përballjen me drejtësinë, pasi siç është shprehur dhe ai vetë, nuk ishte në dijeni që është dënuar nga gjykata italiane.

Ish-Kryeministri Berisha ka kërkuar që Prokuroria të nisë hetim edhe ndaj Kryeministrit Rama, pasi për disa vite ka fshehur krimet e Rroshit, edhe pse ishte në dijeni të tyre. Sipas ligjit, zyrtarët që fshehin të dhënat në formularin e vetëdeklarimit, rrezikojnë 6 muaj deri në 4 vite burg.

Dje Prokuroria njoftoi se ka nisur hetimet ndaj Elvis Rroshit për falsifikim të dokumenteve për faktin se nuk ka deklaruar dënimin e tij në Itali.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha

Edvin Shullazi thellon krimin e tij. Ai arratis para arrestimit Ervin Roshin si Arben Frrokun dhe Ediskobarin!

Te dashur miq, Edvin Shullazi pasi fshehu per vite dhe mashtroi qytetaret e Kavajes dhe mbare Shqiperise per krimin e Ervinit/Elvisit te tij te dashur, e nisi kete te fundi sapo prokuroria hapi çeshtjen penale, njelloj si Arben Frrokun dhe Ediskobarin, jashte shteti per te shpetuar nga arrestimi i prokurorise per fshehjen e krimit.

I bej thirrje prokurorise te hape ceshtje penale ndaj Edvin Shullazit per fshehjen per disa vite te krimit te Ervinit dhe favorizimin e arratisjes se tij! sb

Temat
LajmeRajon

Të afërta