Zaev: Zgjedhje mund të ketë në tetor

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për agjencinë “Beta” që transmetohet në RTS, ka thënë se Marrëveshja e Përzhinos mund të riafirmohet dhe se në tetor mund të përgatiten kushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Zaev tha se opozita e udhëhequr nga partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Besojmë se në periudhën gjatë verës do të bëhet e qartë sesi do të dilet nga kriza. Stina e verës në çdo rast nuk do të jetë e qetë dhe paqësore. E gjitha varet nga ajo që do të ndodh në fund të qershorit’, ka thënë Zaev.

Ai shtoi se partia e tij e mbështet “Revolucionin Laraman”, sepse ata besojnë se organizatat e shoqërisë civile duhet të kenë një rol serioz në shoqërinë e Maqedonisë.

Temat
LajmeRajon

Të afërta