PDK e Mitrovicës reagon ashpër për Bahtirin

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, përmes një komunikate ka reaguar ashpër pas largimit nga puna të pesë veteranëve të UÇK-së të angazhuar në sigurimin e parkingut të komunës.

Sipas tyre, këta pesë ish ushtarë përmes kësaj pune kanë siguruar ekzistencën e tyre kurse kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka përzënë nga aty.

Para disa muajsh sipas tyre, disa të afërm të Bahtirit e kishin sulmuar dhe rrahur fizikisht njërin prej atyre djemve në vendin e punës, ndërsa tash i ka larguar tërësisht nga puna.

Qytetarëve sipas tyre iu kishte premtuar 15 mijë vende të reja të punës kurse veteranëve ju kishte premtuar veturën e tij zyrtare, por asnjërën nga këto dy premtime nuk e kishte realizuar.

Sipas tyre qytetarëve të Mitrovicës kamionët me targa nga Serbia që para disa muajve kanë rregulluar ndriçimin publik ua kujton se në Mitrovicë kishte punë për ta, por jo për ish ushtarët e lirisë.

Bahtirit sipas PDK-së nuk po i mjafton që e ka degraduar qytetin e minatorëve si në arsim, shëndetësi, kulturë, duke e kthyer tash për të atakuar edhe vlerat e luftës së UÇK-së.

Dega e PDK-së në këtë qytet kërkon nga Bahtiri që të gjej zgjidhje për veteranët e UÇK-së dhe të mos i largojë nga puna në të kundërtën ai do të zgjoj një reagim qytetar në Mitrovicë, meqë mitrovicasit nuk do të tolerojnë në pafundësi të cenohet dinjiteti i tyre.

Temat
LajmeVend

Të afërta