Kjo është arsyeja pse nuset hedhin buqetën me lule në dasma

Nga traditat e shumta të çuditshme në dasma, njëra shquhet si më e çuditshmja nga të gjitha.

Bëhet fjalë për momentin kur nusja merr buqetën me lule dhe e hedh atë në drejtim të të gjitha femrave beqare, të cilat me padurim presin për ta kapur atë.

Por, përse ndodhë kjo?

Ka një përgjigje për këtë. Si shumë gjëra të cilat ndodhin në dasma, e gjitha është e bazuar në folklor dhe gojëdhëna, dhe besime të çuditshme rreth martesës.

Në të kaluarën, nuset konsideoheshin si të bekuara, për faktin se ato po martoheshin dhe nuk do të vdesnin vetëm. Me një fjalë, ato ishin shumë me fat.

Kjo është një gjë e cila besohet edhe sot, por jo në të njëjtën masë.

Qindra vite më parë, prekja e nuses konsiderohej si fat i madh, por fat edhe më i mirë konsiderohej prekja e një pjese të nuses, në formë fustani apo veshje, transmeton Gazeta Blic.

Për të shmangur dëmtimet e mundshme të fustaneve, nuset filluan të hedhnin buqetat me lule në mënyrë që mysafirët të shkonin pas buqetës dhe jo fustanit të tyre.

Për fat të mirë, mysafirët mbetën të kënaqur me kapjen e buqetës së luleve, të cilat besohet se sjellin fat të mirë në jetën romantike për të ardhmen.

Domethënia e kapjes së buqetës ishte se kushdo që arrin ta kapë atë, do të martohet së shpejti.

Si rrjedhojë e kësaj, kapja e fustanit të nuses u ndalua së praktikuari, pasi që mysafirët e kuptuan se mund të presin të qetë për buqetën e luleve.

Temat
Fun

Të afërta