Gold AG ende në YouTube

Këngët e Gold AG nuk janë bllokuar ende në rrjetin social të videove, YouTube.

Alma Lama kishte shokuar opinionin dhe fansat e reperit Gold AG, kur doli në një deklaratë për Zërin duke thënë se këngëtarit i janë bllokuar videot në YouTube dhe llogaritë bankare pas kërkesës së saj dhe vazhdimit të procedurave gjyqësore.

Por të gjitha këngët e Gold AG janë më se aktive dhe po vazhdojnë ende të klikohen.

Aktive është edhe kënga që nxiti sherrin mes Goldit dhe Alma Lamës, “Shqiptar 2”.

Gjithçka fillo kur Gold AG lansoi projektin “Shqiptar 2” me mbi 5 milionë klikime, aty ku ai përmend edhe deputeten Alma Lama, e njohur për mendimin e saj kontravers për islamin radikal.

Prej atëherë çështja ka shkuar deri në gjykatë ku dyshja është përballur dhe ku ende vazhdon procedura ndaj reperit, i cili në asnjë moment nuk është parë i shqetësuar për këtë gjë.

Temat
Showbiz

Të afërta