Fshehu dënimin në Itali, Elvis Rroshi rrezikon 4 vite burgim

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi sot se ka nisur hetimet për Elvis Rroshin, pasi u zbulua se nuk ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit faktin që është dënuar në Itali në vitin 1992 për përdhunim në grup.

Vet Roshi, një ditë më parë deklaroi dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës, e siç tha ai, së fundmi zbuloi që ishte dënuar në mungesë në Itali, pasi nuk kishte dijeni.

Por, organi i akuzës deklaroi sot se Roshi po hetohet për falsifikim të dokumenteve, pasi mosdeklarimi i dënimit në Shqipëri apo shtete të tjera në formularin e Dekriminalizimit, është vepër penale që dënohet me 6 muaj burg deri në 4 vite burgim.

“Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”, thuhet në ligjin për Dekriminalizimin.

Temat
LajmeRajon

Të afërta