UNHCR: Të paktën 880 emigrantë vdiqën gjatë javës së kaluar

Të paktën 880 emigrantë janë mbytur gjatë javës së kaluar në një përpjekje për të kaluar në Detin Mesdhe, njoftoi sot një agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët.

Në një deklaratë, të UNHCR thuhet se ky vit “ishte i privuar me shumë vdekje në det” që nga fillimi i vitit në gjatë përmbytjeve me anije kanë vdekur 2,510 persona, thanë zyrtarët, transmeton Indeksonline.

Për krahasim, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në incidente të ngjashme kanë vdekur 1,855 emigrantët, njofton UNHCR.

“Ekipet e shpëtimit janë duke punuar kundër kohës në përpjekje për t’i shpëtuar emigrantët para se varka e tyre të mbytet, por në disa raste nuk arrite në kohë,” tha Spindler.

Temat
BotëLajme

Të afërta