Të hënën lansohet ‘Pa Namaz’ nga Gold AG

‘Pa Namaz’ quhet kënga më e re e Gold Ag që vjen në duet me Dulin.

E ky projekt muzikor, pritet të lansohet këtë të hënë me 6 qershor, në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet reperi për Indeksonline duke theksuar se pas kësaj kënge dhe pas përfundimit të Ramazanit do të vij me një tjetër duet e që është ai me Ilirët dhe këngën ‘E mira e Ulqinit’.

Kujtojmë se Goldi pati theksuar se gjatë Ramazanit nuk do ta ketë asnjë mbrëmje muzikore.

Temat
Showbiz

Të afërta