Hetimi i nisur nga UEFA për skuadrën e Skënderbeut nuk i ka ndaluar klubet të ndryshme brenda dhe jashtë vendit të marrin shërbimet e futbollistëve korçarë.
I pari në listë ishte Radas, për të cilin interesohet Partizani por ishte vetë kroati që ka mohuar një transfertë të tillë.
Tani radhën e ka Kristi Vangjeli pasi interesimet në drejtim të tij bëhen akoma edhe më të forta, pasi bëhet fjalë për klube të huaja.
Për korçarin ka shfaqur interes ekipi polak i Krakovias, e cila është renditur në vendin e katërt në kampionatin kombëtar duke siguruar pjesmarrje në fazën eleminatore të Europa Leagues.
Vangjeli ka zhvilluar një sezon mjaft të mirë dhe me paraqitje të shkëlqyera në Europë është bërë një ndër lojtarët kyç të sezonit për bardhekuqtë.
E ardhmja e Vangjelit pritet të jetë në pikëpyetje pasi gjithë sytë janë drejtuar nga UEFA e cila ditën e nesërme do të japë vendimin për Skënderbeun.