Saviçeviq: UEFA ka shkelur statutin e saj me pranimin e Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, ka deklaruar se UEFA në Kongresin e Budapestit ka bërë një gabim të madh me pranimin e Kosovës.

Saviçeviq në një intervistë për ‘Index.hr’, ka thënë se UEFA ka shkelur statutin e saj me pranimin e Kosovës, por ka shtuar se nuk është e drejtë që një vendi t’i ndalohet loja e futbollit.

“UEFA bëri një gabim të madh. Përfaqësuesja e Kosovës dhe ekipet duhet të marrin pjesë në garat ndërkombëtare, megjithatë pranimi i Kosovës në UEFA është bërë në mënyrë të paligjshme”, ka deklaruar Saviçeviq për ‘Index.hr’, transmeton Indeksonline.

“Kuvendi i UEFA ka shkelur statutin. Nëse për Malin e Zi ishte e nevojshme pranimi në OKB, për ata jo. Njerëzit kanë lobuar nga të gjitha anët dhe atë ditë politika e mundi futbollin”, ka shtuar ai.

“Por unë po e përsërisë se futbolli duhet të luhet edhe në Kosovë, dhe në të gjitha vendet e botës”, ka shtuar presidenti i Federatës së Futbollit të Malit të Zi.

Temat
SportVend

Të afërta