Sadiq Khan dhe Shën Exhidio marrin çmime nga Kosova

Sadiq Khan

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se sot do të ndahet çmimi inaugurues i Kosovës për Dialog Ndërfetar ku fitues janë kryetari i Londrës Sadiq Khan dhe organizata Shën Exhidio nga Selia e Shenjtë.

Këtë njoftim Thaçi e ka bërë nëpërmjet rrjetit social Facebook, sipas të cilit çmimet ndahen në kuadër konferencës që ka lidhje me tolerancën, dialogun dhe luftimin e ekstremizmit.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Sot në Prishtinë po fillon një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në tërë Ballkanin sa i përket promovimit të tolerancës, dialogut dhe luftimit të ekstremizmit.

Është konferenca Interfaith Kosovo që sivjet mbledh 300 mysafirë nga mbi 50 shtete, përfshi dy Nobeliste të Paqes që vijnë për herë të parë në Republikën tonë.

Sivjet në fund të konferencës do të ndahet edhe Çmimi inaugurues i Kosovës për Dialog Ndërfetar, ndërsa fitues janë Kryetari i Londrës Sadiq Khan dhe organizata Shën Exhidio nga Selia e Shenjtë.

Tema e konferencës sivjet është “Roli i Gruas në Promovimin e Dialogut”, temë shumë adekuate ngase janë nënat, motrat dhe bashkëshortet, aleatet më të mira në luftimin e radikalizmit.

Temat
LajmeVend

Të afërta