Përsëritet skenari i Këlnit: 18 femra abuzohen seksualisht në një koncert në Gjermani

Pas koncerit të mbajtur në kuadër të festivalit “Slosgrabenfest” në qytetin gjermane Darmstadt, 18 femra kanë raportuar se janë abuzuar seksualisht nga ana e meshkujve.

Ky rast është i ngjashëm me skenarin e sulmit seksual në natën e vitit të ri në Këln.

Mediat raportojnë se sulmuesit sipas gjitha gjasave janë emigrantë dhe azilkërkues, transmeton Telegrafi.

Tre pakistanezë janë arrestuar, pasi 18 femra janë ankuar se janë prekur në vende të papërshtatshme gjatë koncertit që ishte mbajtur në një qytet gjerman. Ndërkaq, policia është e brengosur se nuk i këtyre ankesave mund të rritet.

Hetimet janë duke u kryer edhe ndaj dy meshkujve tjerë, por policia është duke tentuar të ulë tensionet, pasi që tensionet në raport me emigrantët tash e një kohë të gjatë janë tejet të larta.

Temat
BotëLajme

Të afërta