Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se Qeveria e Kosovës po përpiqet ti kontrabandojë në Kuvend dy marrëveshjet jo kushtetuese që i nënshkroi në Bruksel.
Ajo në emisionin “Info Box” në TV Dukagjini ka thënë se çështja e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi më shumë po duket një përpjeke e kësaj qeverie që të legjitimoj veprimin e saj jo kushtetues madje edhe me çmimin e faljes së tokave.
Kadaj-Bujupi ka shtuar po ashtu se do të vazhdojnë të kundërshtojnë këto dy marrëveshje, duke thënë se kësaj radhe rezistenca do të jetë më e fuqishme dhe e pakompromis.
“Kundërshtimet do të jenë edhe më të fuqishme se në tetë muajt e fundit. Do të ketë aksione dhe protesta do të jetë një rezistencë e madhe në Kuvend. I thërrasim edhe partitë e tjera edhe qytetarët që të jenë pjesë e kësaj rezistence”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Ajo ka shtuar se Vetëvendosje në ditët në vijim do të jetë e pakompromis në shfrytëzimin e të gjitha mjeteve për të ndaluar kontrbandimin e këtyre marrëveshjeve.