Haziri lavdëron nxënësit gjilanas, kundërshton anulimin e testit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar anulimin e testit të arritshmërisë në komunën e tij.

Ai ka thënë se vendimi i Ministrisë së Arsimit është i paargumentuar, ndërkaq ka shtuar se vëzhguesit, administruesit dhe komisionerët nuk kanë gjetur asnjë vërejtje, transmeton lajmi.net

“Organizatat e fuqishme ndërkombëtare po e vlerësojnë përditë arsimin në Gjilan si shembull për Kosovën.
Nxënësit tanë po triumfojnë në çdo garë, në nivel Republike dhe po kualifikohen për gara ndërkombëtare”, është shprehur Haziri.

Ai ka bërë thirrje ministrit Arsim Bajrami që ta “përmirësoj gabimin e vartësve të tij”.

Temat
LajmeVend

Të afërta