Sot në selinë e Nismës për Kosovën do të nënshkruhet marrëveshje bashkimi mes partisë politikë Bashkimi Demokratik e Zafir Berishës në Nismën që udhëhiqet nga Fatmir Limaj.
“Nga sot e tutje, të gjitha strukturat e partisë politike, Bashkimi Demokratik, do të veprojnë në kuadër të strukturave të Nismës për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media.
Nënshkrimi i marrëveshjes bëhet sot, prej orës, 15:00, në selinë qendrore të Nismës, në Prishtinë.