Baraliu: Gjykata Kushtetuese ka dëmtuar interesin publik

Komuna e Deçanit ka marrë vendim për të hyrë në grevë, si shenjë kundërshtimi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pronat “Apiko” dhe “Iliria”, t’i njihen si prona Manastirit të Deçanit.

Mazllum Baraliut – profesor në Universitetin e Prishtinës ka dhënë argumentet e tij se pse Gjykata Kushtetuese ka dëmtuar interesin publik.

“Gjykata Kushtetuese ka dëmtuar interesin publik, komunën dhe dy subjekte biznesore ku edhe me ligjet e atëhershme ato kane qenë të ndaluara në transaksione të tilla.”

“ Për me tepër është bërë një falje, nga pushteti i atëhershëm në udhëheqjen e Millosheviqit, dhe interesi publik nuk është mbrojtur.Këtu kemi një gjykim me shumë të pathëna dhe shume kontradikta.”

Më tej, njohësi i kushtetueses ka thënë se Gjykata Kushtetuese është përzier në gjykatën e shkallës së katërt.

“Në këtë proces gjyqësor në situata të caktuara dhoma e veçantë thotë qe ka tendenca diskriminuese te këtyre ndërmarrjeve ndaj palës tjetër. Është cenuar skajshmërisht qe pikërisht personat juridik te kenë te drejte ne gjykimin e tyre shpesh janë përjashtuar.”

“Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime dhe është përzier ne punët e gjykatës së shkallës së katërt gjë që nuk ka të drejtë,” ka thënë Baraliu, njofton Klan Kosova.

Temat
LajmeVend

Të afërta