Arrest shtëpiak për referenten e Gjykatës Supreme

Bukurie Haxhimuratit, referentes së Gjykatës Supreme i është caktuar arresti shtëpiak prej 30 ditësh.

Lajmin e konfirmoi avokatja Adelina Hoxha.

“Dje është mbajtur seanca, ndërsa vendimin e kam pranuar sot.

Të mbrojturës sime i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, edhe pse unë mendoj se nuk është dashur t’i caktohet as kjo masë pasi që edhe dy muaj përfundojnë hetimet për këtë rast,” tha Hoxha.

Haxhimurati ishte arrestuar gjatë ditës së djeshme pas një bastisje të realizuar nga Policia e Kosovës në Gjykatën Supreme. /kallxo.com/.

Temat
LajmeVend

Të afërta