Adrian Gaxha dje është bërë temë e medieve rozë në Kosovë për faktin se u fotografua me një vajzë me të cilën kishte afërsi të madhe saqë u dyshua se është e dashura e tij.
I kontaktuar nga Indeksonline, Adriani ka mohuar që vajza të jetë e dashura e tij.
“Jo nuk është e dashura, është shoqja ime. Fotoja është shumë normale dhe ne si shoqëri kemi një kontakt të afërt me njëri-tjetrin, është vetëm një foto e thjeshtë” janë fjalët e tij për Indeksonline.
Ndër tjera këngëtari ka thënë se kur të ketë të dashur do të puth e do të bëj foto më të pastaj do t’i poston me shumë qejf në rrjetet sociale.
Po ashtu, Adriani ka theksuar se për momentin ai është beqar.
Fjalët kyçe
Adrian GaxhaTemat
Showbiz