Tre futbollistët që De Biasi nuk do t’i marrë në Francë

Gianni de Biasi do publikojë ditën e nesërme katër emrat, që do largohen nga lista provizore, duke shpallur zyrtarisht 23 emrat, që do përfaqësojnë Shqipërinë në Euro 2016.

Strategu italian është i bindur për 3 emra: Naser Aliji, Frederik Veseli dhe Amir Rrahmani, të cilët do kthehen në shtëpi për ta ndjekur Europianin nga televizori, shkruan “Albeu”.

Strategu italian ende nuk është i bindur për emrin e fundit që nuk do të marrë në Francë.

Mendohet se është një balotazh mes Kaces dhe Rashicës, por nuk mund të përjashtohet as mundësia që të lërë jashtë Kukelin, për shkak të një dëmtimi të rëndë që pësoi dje.

Temat
RajonSport

Të afërta