Sinani Hoxha e mbulon Andrrën me dhurata (Foto)

Ka vetëm pak ditë që ka sjellë në jetë djalin e tyre të parë, po kjo periudhë ka rezultuar të jetë shumë e bukur dhe që i jep umturi bukuroshes Andrra Destani, bashkëshortes së këngëtari të njohur shqiptar, Sinan Hoxha.

Kjo për faktin se burri saj e ka mbuluar me dhurata të shumta në këtë periudhë.

Andrra ka postuar një foto në Instagram, ku tregon se Sinani i ka bërë së fundmi një tjetër dhuruar të markës “ Louis Vuitton”.

Pas lindjes së Ansit, Sinani kishte premtuar se do t’i bënte dhuratë Andrrës një orë “Rolex”, por mesa duket ka nisur që tani me një sërë dhuratash për nënën e djalit të tij.

Sinani dhurate

Temat
Showbiz

Të afërta