Prishet aeroplani i Ivanovit në Sarajevë

Aeroplani qeveritar i Maqedonisë me të cilin udhëton presidenti Gjorge Ivanov sot në mëngjes është prishur dhe ka mbetur në aeroportin e Sarajevës, njofton portali Plusinfo.

Siç transmeton Expressi, gjatë kontrollit të rregullt para nisjes në aeroportin e kryeqytetit të Bosnje e Hercegovinës, teknikët kanë konstatuar se nuk funksionon “back-up” përkrahja elektronike e “learjet-it” qeveritar me të cilin Ivanovi u desh të kthehet në Shkup.

Kabineti presidencial e ka konfirmuar informatën.
Pas kësaj, Ivanovi do të kthehet në vend me linjë të rregullt ajrore, përmes Stambollit, ndërsa aeroplani do të mbetet në Sarajevë deri sa të evitohet defekti, shkruan portali maqedonas.

Temat
LajmeRajon

Të afërta