Ndalohet xhirimi në koncertin e Adele(Video)

Në një nga turnetë e saj, Adele ia ka ndaluar një fanses incizimin e shout të saj përderisa ajo ishte duke performuar.

Në momentin që ishte duke biseduar me publikun, këngëtarja i ka kërkuar fanses që ta ndalojë incizimin, ajo kishte vendosur një kamerë në tripod për të incizuar spektaklin, raporton NME.

“Dua t’i them asaj zonjës, a mund ta ndalni incizimin që jeni duke ma bërë me videokamerë, sepse jam këtu për së vërteti. Mund ta shijoni këtë moment live, më mirë se përmes kamerës”, është shprehur Adele.

Ajo më tutje i tha se do të ishte mirë që fansja të kënaqej që ishte prezente, pasi ka shumë të tjerë që nuk e kanë këtë shans.

“Uleni tripodin, kjo nuk është DVD, ky është koncert i vërtetë. Vërtetë do të doja që ta shijonit koncertin tim sepse ka plot të tjerë jashtë që nuk mund të vinin këtu”, ka theksuar më tej.

Ndryshe, së fundmi, Adele ishte incizuar në një koncert të saj përderisa harronte tekstin e një kënge të saj.

Temat
Showbiz

Të afërta