Konfiskohen armë dhe municion në Podujevë

Policia e Kosovës në një operacion të kryer dje në rrugën “Llapi” në Podujevë, ka konfiskuar një sasi të armëve dhe municionit.

Sipas policisë në këtë aksion janë konfiskuar, një pushkë gjuetie, një pistoletë e tipit Ekol, një pistoletë e tipit TT, një granatë dore, tre karikatorë si dhe 115 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Pas bastisjes, në stacionin policor të Podujevës është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i pa autorizuar i armës, i cili është duke u trajtuar nga ana e hetuesve, sipas autorizimeve policore gjegjësisht, rekomandimeve nga Prokuroria përkatëse.

Për këtë vepër është arrestuar një person, të cilit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. /lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta