Me 6 ministra kundërshtarë të politikës qeveritare kundrejt BE-së, kreu i ekzekutivit britanik David Cameron e shprehu hapur zhgënjimin që i shkaktojnë përçarjet në kabinet.
“Është padyshim frustuese, – ishin fjalët e tij, – dhe më vjen keq që Boris Johnson nuk është në anën tonë, sepse, siç e ka thënë dhe vet më parë, nuk ka qenë kurrë një i ‘jashtëm’. Po ia lë Borisit të sqarojë se çfarë është duke bërë”.
“Ai duhet të shpjegohet, unë nuk kam përse”, u shpreh Cameron në një intervistë për revistën “GQ”.
E pikërisht këtu, ai gjeti rastin të akuzojë kampin “pro” largimit se nuk po e ndan dot mendjen si do të jetë Mbretëria e Bashkuar pas një “Brexit”-i.
“Në fillim thanë se duan përshtatje të tipit norvegjez, pastaj atij kanadez. Tani flasin për stilin shqiptar, sepse Shqipëria mesa duket ka një pozicion të jashtëzakonshëm tregtie në Europë.
Epo, në fakt nuk e ka. Ka kuota të eksporteve të saj të peshkut, nëse doni realisht ta dini.
Por ta krahasosh Shqipërinë, një vend dëshpërimisht i varfër që po mban radhën për të hyrë në Bashkimin Europian, me Britaninë, ekomoninë e pestë më të madhe të botës, – tha Cameron, – kjo është vërtet qesharake”.