Cameron dhe kryebashkiaku i Londrës kundër daljes së Britanisë nga BE-ja

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan do t’i bashkëngjitet kryeministrit britanik David Cameron në fushatën kundër daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Khan ka bërë të ditur se së bashku me liderin e Partisë Konservatore, David Cameron, do të shfaqen në fushatë të përbashkët, ku do të bëjnë thirrje për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE.

Kryeministri britanik, Cameron tash e një muaj po mbanë fushatë kundër daljes së Britanisë.

Ai gjatë fushatës ka thënë se Britania do të jetë më e fortë dhe më e sigurt nëse qëndron në BE. /kp/

Temat
BotëLajme

Të afërta