Janë babë e bir dy nga shqiptarët identifikuar nga policia italiane si personat me rol kyç në trafikun e drogës dhe armëve, që policia italiane finalizoi gjatë operacionit të fundit “Iliria.
Mediat italiane japin detaje se si funksiononte banda e kriminelëve dhe personat që mbanin lidhje me Shqipërinë, nga sigurohej edhe droga.
Një nga shqiptarët është trafikanti shqiptar që ka shtetësi italiane Roland Lame 47 vjecar nga Barletta, zbuluar që në një operacion të mëparshëm antidroge nga policia fqinje.
Ishte pikërisht ky që së bashku me djalin Fabio, 25vjeçar, mbante lidhjet me bashkëkombësit e vet në Shqipëri për të organizuar dhe i sjellë në Puglia sasitë e konsiderueshme të marijuanës.
Në vazhdën e hetimeve, në verën e vitit 2014, policia pikasën në brigjet e detit barez një mjet lundrues në bord me mbi një tonelatë marijuanë si dhe vunë në pranga dy skafistët, një shqiptar dhe një italian.
Grupi kriminal që u duk se u shkatërrua, me anëtarë të specializuar tashmë në këtë lloj trafiku, falë kontakteve që kishin me shqiptarë të tjerë në Shqipëria menaxhonte trafikun e marijuanës, duke mos lënë pas edhe atë të kokainës.
Sa i takon trafikut të armëve, plumbave dhe tritolit me të cilat banda duket se furnizonte të tjera grupe kriminale, mbetet ende objekt.