Flamuri ‘Autochtonous’ që fluturoi mbi qiellin e Beogradit në natën e 14 tetorit 2014, i cili çmendi serbët dhe bëri krenar gjithë shqiptarët, tashmë ka edhe një këngë të re.
“Autochtonous Biri im”, është kënga më e re që i kushtohet një fëmije nga Tirana, i cili është pagëzuar pikërisht me emrin Autochtoni, djali i Frrok Bardhit, të cilët po ashtu janë në klipin e këngës së kënguar nga i mirënjohuri Kastriot Tusha, shkruan “GazetaOlle.com”.
Pjesë e videoklipit padyshim se është edhe heroi që ngriti këtë flamur në ndeshjen Serbi – Shqipëri, Ismail Morina – Ballisti.
Teksti është bërë nga Agim Doçi, Interpretoi Reshat Arbana, Muzika&Orkestrimi – Edmond Zhulali, regjia Llesh Nikolla, koreograf, Skënder Haklaj, Producent Frrok Bardhi.
Temat
Showbiz