Anulohet Testi i Arritshmërisë në Gjilan, Dragash dhe në Han të Elezit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka marrë vendim për anulimin e Testit të Arritshmërisë të mbajtur më 21 maj 2016 në komunat: Gjilan, Dragash dhe Hani i Elezit dhe përsëritjen e testit në këto komuna më datë 8 qershor 2016 nga ora 10:00.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i ministrit të Arsimit, Kushtrim Shkodra, njofton Indeksonline.

Vendimi është marrë pas rekomandimit të grupit të ekspertëve të Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim, i cili i ka vlerësuar jo reale dhe jo të besueshme rezultatet e testit në këto komuna, si dhe administrimit jo të mirë të këtij procesi.

MASHT ka obliguar Drejtoritë Komunale për Arsim në këto komuna, që të njoftojnë me kohë nxënësit dhe të bëjnë përgatitjet e nevojshme për realizimin e standardeve të pranueshme të administrimit të këtij vlerësimi.

Temat
LajmeVend

Të afërta