“Nuk ka vullnet për zhbllokimin e Fondit të Privatizimit”

Fondi i Privatizimit është mbajtur i bllokuar “pa të drejtë” tash e shumë vjet.

Bejtush Isufi, pjesë e zyrës së avokatëve “Interlex Associates”, thotë se ekziston baza ligjore që Agjencia Kosovare e Privatizimit të bëjë shpërndarjen e një pjese të Fondit të Privatizimit.

Por, thotë se ka mungesë të vullnetit të AKP-së që këto mjete të kthehen në tregun e Kosovës.

Në intervistën për “Kohën Ditore”, Isufi ka folur edhe për zvarritjen e lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Kërkon me urgjencë nga institucionet e Kosovës që të ndihmojnë këtë njësi të gjykatës për të rritur efikasitetin në shqyrtimin e lëndëve.

Ai ka përmendur edhe shpërndarjen e 20-përqindëshit dhe detyrimet që ua bënë Dhoma e Posaçme punëtorëve për të paguar për secilën fazë të shqyrtimit të padive të tyre.

Temat
LajmeVend

Të afërta