Musa Xhaferri, ish zëvendës kryeministër nga radhët e BDI-së, theksoi se e ka përkrahjen e popullit dhe se do të kthehet në skenën politike, transmeton TetovaSot.
Ai ka folur për skandalin me përgjimet dhe theksoi se në Maqedoni gjithmonë ka ekzistuar kjo gjë.
“Ky është degjenerim i sistemit” theksoi ai dhe shtoi se në vitet 200 dhe 2001 ka pasur përgjime e është për keqardhje kjo gjë që po ndodh vazhdimisht.
Xhaferi ka folur edhe për rastin e tij personal kur në opinion dolën incizime të bisedës së tij me një grua, identiteti i të cilës është nuk është vërtetuar por që besohet se është deputetja shqiptare Ermira Mehmeti.
“Ajo është montim për qëllime politike”, theksoi Xhaferri.
Ai e pranon se ky incizim i ka bërë probleme në shtëpi, por se ato probleme janë tejkaluar dhe sipas tij ai incizim nuk meriton që publikisht të flitet për të.
Ata që e kanë bërë këtë gjë kanë kujtuar se do ta dëmtojnë BDI-në, por përkundrazi, sipas Xhaferrit nuk kanë mundur ta dëmtojnë.