Kosova bëhet anëtare e Interpolit, pasi të anulohet memorandumi me UNMIK-un

Edhe pse është përmendur anëtarësim i Kosovës në Interpol edhe Europol, një gjë e tillë nuk po ndodh ende.

Njohës të sundimit të ligjit dhe sigurisë, çështjen e anëtarësimit të Kosovës në dy këto mekanizma e shohin si të “zbehtë”.

Megjithatë, synimet për t’u anëtarësuar në Interpol, përveç ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i ka paraqitur edhe kryeministri Isa Mustafa.

Njohës të sundimit të ligjit dhe sigurisë thonë se duhet edhe shumë kohë që Kosova të jetë anëtare e këtyre mekanizmave.

Që Kosova të jetë anëtare e Interpolit dhe Eurpolit, duhet të ndërtojë lobim të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve evropiane, si dhe të arrijë një marrëveshje me UNIMK-un që memorandumi mes Interpolit dhe UNMIK-ut të dalë si i pavlefshëm.

Derisa Kosova komunikimin me Interpolin e ka përmes zyrës së UNMIK-ut, as me Eurpolin nuk ka komunikim të drejtpërdrejtë, vetëm përmes zyrës së EULEX-it në Kosovë, e cila shërben si ndërmjetësues mes Kosovës dhe Eurpolit.

Se cilat janë gjasat e Kosovës për anëtarësimi në Interpol dhe Europol, dhe cilat janë lëvizjet e Kosovës për këtë, zyra për informim nga Ministria e Punëve të Brendshme, nuk ka kthyer përgjigjeje përmes e-mailit. Përmes telefonit ata kanë thënë se rreth kësaj çështjeje nuk mund të përgjigjen, pasi që mund të pengohet procesi, duke mos sqaruar asgjë më shumë.

Temat
LajmeVend

Të afërta