Itali, shqiptari kapet me kokainë, policia i zbulon marifetin

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Citta di Castello për tregtim të lëndëve narkotike, raportojnë sot mediat italiane.

Shqiptari 26-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e fshihte kokainën nën tokë për t’iu shmangur kontrolleve të policisë, shkruajnë mediat italiane.

I riu, rezident në San Giustino, kishte pak muaj në territorin italian, por kishte ngritur një treg të kokainës, në lulëzim.

Ai u arrestua në flagrancë teksa nxirrte një kavanoz qelqi nga vendi ku e kishte fshehur, në brendësi të së cilit kishte disa doza kokainë me peshë 38 gramë.

Alfa_Romeo_159_-_Polizia_di_Stato_5892107417-1

Temat
LajmePërgjithshmeRajon

Të afërta