Bonbon i Erës del anglisht (Video)

Është publikuar versioni anglisht i këngës “Bonbon” nga Era Istrefi.

Versioni i publikuar nuk është zyrtar, por duket se ka rrjedhur në disa kanale në YouTube, transmeton lajmi.net.

Para disa ditësh, Era kishte lajmëruar se ky version tashmë i është dërguar disa radiove në SHBA dhe duket se kjo është forma se si pastaj ka rrjedhur në internet.

Ky version pritet që të dalë shumë shpejtë në kanalin zyrtar të Erës.

Istrefi, që ka fituar famë botërore me “Bonbon”, prite të publikojë edhe një album, që do ta vulosë suksesin e saj ndërkombëtar.


Era Bonbon – English Version by dardan-hasku

Temat
Showbiz

Të afërta