Vjosa Osmani: Pyeta si do të reagonte Kryesia e LDK’së nëse Kadri Veseli do të merrte pjesë në takim

Vjosa Osmani ka përgënjeshtruar mediat të cilat kanë shkruar se ajo ka përmendur Kadri Veselin si njeriu që do të mund të zgjidhte problemin në Kuvendin e Punës së LDK’së.

Ajo ka thënë se kjo është absurde, derisa, ka sqaruar se kishte bërë pyetje nëse Kadri Veseli do të mund të hynte në mbledhjen e LDK’së si do të reagonte kryesia e tanishme.

“Ne asnje moment nuk kam thene qe po te vinte Kadri Veseli ne Kuvend te LDK-se, do te behej nje zgjidhje. Kjo eshte absurde dhe e pakuptimte. POR, kam thene, dhe e perserise, si pyetje, dhe si reagim ndaj ndalimit te Znj.Gervalla qe bile te hynte edhe si mysafire”, ka shkruar ajo.

“’A thua do te lejohej, nga kryesia e tanishme, te hynte ne kete Kuvend, Kadri Veseli ne cilesine e musafirit, perderisa znj.Gervalla po i ndalohet?’”, ka pyetur Osmani.

Lexojeni të plotë reagimin:

Po shoh keqinterpretime te gabuara apo te qellimshme qe mediat po i bejne deklaratave te mia.

Ne asnje moment nuk kam thene qe po te vinte Kadri Veseli ne Kuvend te LDK-se, do te behej nje zgjidhje. Kjo eshte absurde dhe e pakuptimte. POR, kam thene, dhe e perserise, si pyetje, dhe si reagim ndaj ndalimit te Znj.Gervalla qe bile te hynte edhe si musafire:

Kerkoj qe te publikohet ky demant nga te gjitha mediat qe kane vene tituj te pakuptimte, qe as nuk lidhen me zhvillimet e sotme e as me deklarimet e mia te sakta”.

Temat
LajmeVend

Të afërta