Rivitalizimi i urës së Ibrit pranë dështimit, Bahtiri hesht

Revitalizimi i urës së Ibrit në Mitrovicë, që ishte paraparë të përfundojë më 15 qershor me marrëveshjen për lirinë e lëvizjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit, tanimë ka dështuar.

Përveç rrethojave që u vendosën vitin e kaluar, asgjë më nuk u prek në këtë urë, ndërsa premtimet e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ishte shumë i zëshëm atë kohë, mbetën vetëm deklarata boshe.

Qytetarët thonë se revitalizimi i kësaj ure as që ka qenë i nevojshëm, ngase ajo është ndër urat më të mira në vend që është projektuar nga ekspertët francezë, menjëherë pas luftës.

Sipas tyre, e gjithë kjo është lojë e ndërkombëtarëve, sa për të përfituar në kohë derisa të arrihet një marrëveshje në mes të palëve. Ndërsa, ka qytetarë të cilët shprehen se e gjithë kjo ka qenë marrëveshje në mes të politikanëve shqiptarë e serbë. /KP/

Temat
LajmeVend

Të afërta