Real Madrid kampion i Evropës

Fituesi i edicionit 2015-2016 në Ligën e Kampionëve është mësuar vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Në finalen e zhvilluar sot në San Siro ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, rezultati pas 120 minutave lojë ishte i barabartë prej 1 me 1. Ramos e Carrasco shënuan golat e këtij takimi.

Ekipi më i suksesshëm në ekzekutimin e penalltive u tregua Real Madridi që u shpall për herë të 11-të kampion i Ligës së Kampionëve.

Temat
BotëSport

Të afërta