Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se sikurse në çdo Kuvend të Punës, as kësaj radhe nuk u lejuan që të hedhen në votim propozimet për të ndryshuar pikat e rendit të ditë.
Ajo njoftoi se bëri propozimin që Kuvendi të miratojë deklaratën që lejon anëtarët e këtij Kuvendi që të distancohen nga dhuna e ushtruar ndaj Gërvallës, raporton KP.
Sipas Osmanit, lidershpi i LDK-së nuk e mori parasysh dhe u injorua, duke thënë se ndaj Donika Gërvallës nuk u ushtrua dhunë.
Ajo madje tha se nëse Kadri Veseli do të vinte të futej brenda, atëherë do të bëhej një zgjidhje.
Sipas saj, akoma ka hapësirë që të rishqyrtohet propozim-marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.
Osmani theksoi se nuk është për asnjë proces që do ta pengonte themelimin e Gjykatës Speciale, edhe nëse prishja e Qeverisë do ta pengonte një proces të tillë.
“U tha se ata deputetë të LDK-së që e kanë vizituar Hashim Thaçin, kanë punuar në interes të vendit dhe ata që nuk e kanë përkrahur, kanë punuar për nevoja personale. Mustafa duhet të kuptojë që nuk mundet t’i fitojë njerëzit e vetë duke sharë deputetët e tij”, tha ajo.