Në Australi ia pezulluan licencën, operon fëmijë në QKUK

Kirurgu australian Paddy Dewan kishte deklaruar në vitin 2011 se “nuk do të mundë të punojë me kurrë”, pasi Bordi i Profesionistëve Mjekësorë në Victoria të Australisë e ka gjetur fajtor për “gabim të rëndë profesional”, si pasojë e të cilit ka pësuar një tetëvjeçar australian.

Mediet australiane kishin raportuar asokohe se tetëvjeçari ka tentuar vetëvrasjen pasi ka rënë në depresion pas operacionit, shkruan sot Koha Ditore.

Kirurgu Dewan nuk punon më në asnjë spital publik në Australi. Sipas medieve, atë e kishin larguar nga puna që në vitin 2003.

Por, pas gjykimit nga Bordi i Profesionistëve Mjekësorë në Victoria të Australisë, Dewan ka qëndruar në Kosovë ku ka kryer operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.

Temat
LajmeVend

Të afërta