Tragjedi në Krujë, digjet autobusi, 10 vlonjatë në gjendje të rëndë. Një grua e djegur (Foto)

Një autobus me besimtarë ortodoksë që kishin ardhur nga Vlora për ekskursion në Krujë ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur mjeti ishte duke ecur.

Dyshohet se një grua të jetë djegur brenda në autobus, ndërsa 10 nxënës janë në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë duke u transportuar për në Tiranë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në repartin e Djegie-plastikës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhjetëra forca policie dhe zjarrfikëse, ndërsa është duke u bërë transportimin për në spital.

Autobusi ka marrë flakë gjatë ecjes dhe kjo ka penguar që fëmijët të mund të dalin prej tij. Në spitalin e Krujës kanë mbërritur disa të lënduar, por ende nuk dihen numri i të dëmtuarve.

autobus

zjarr2

autobus-1

Temat
LajmeRajon

Të afërta