Taulant Xhaka ka thënë se është i gatshëm për lojë pas lëndimit që pasoi javë më parë me Baselin.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, në një konferencë për media, ka deklaruar se është në gjendje të mirë fizike dhe i gatshëm të luajë në ndeshjen e parë të Euro 2016 përballë Zvicrës.
Shqipëria ndeshjen e parë në Euro 2016 e zhvillon me 11 qershor ndaj Zvicrës së shqiptarëve. Taulanti ka thënë se bashkë me djelmoshat e Kombëtares shqiptare, himnin e Shqipërisë pritet ta këndojë edhe mesfushori i ri i Arsenalit.
Taulanti thotë se Graniti brenda vetes do ta këndojë himnin kombëtar shqiptar, pasi atë e kanë mësuar që të vogël në familje.
“Himni? Babai im ma ka mësuar. Gjithashtu e kam mësuar në shkollën shqipe për 4 vjet. Himnin e dimë të gjithë si familje, edhe Graniti. “Graniti ka gjak shqiptari dhe unë jam i sigurt se ai do të këndojë brenda tij himni e Shqipërisë”, u shpreh në konferencën për shtyp mesfushori energjik i kombëtares kuqezi.
“Është kënaqësi që jemi dy vëllezër në Francë. Unë do të jap maksimumin për Shqipërinë dhe Graniti për Zvicrën. Natyrisht që kam shumë emocione, pasi luaj kundër vëllait tim”, shtoi Taulanti.
“A do t’i kursej ndërhyrjet? Jap maksimumin për Shqipërinë. Nuk ka rëndësi nëse kam përballë Granitin apo dikë tjetër, unë do të bëj atë që kërkon trajneri. Por nuk bëj ndërhyrje për të vrarë vëllain tim apo dikë tjetër. Të gjitha ndërhyrjet në fushë i bëj brenda rregullave të lojës”, tha ndër të tjera Xhaka në konferencën për media.