Sa përfiton Real Madrid dhe Atletico nga Champions League? (FOTO)

Të shtunën në mbrëmje Europa do të njohë një kampione të re në futboll, pasi Real Madrid dhe Atletico do të përballen në finalen e madhe të ‘San Siro-s’.

E përditshmja spanjolle ‘Sport’, ka bërë të ditur se UEFA ka marrë vendim se fituesi i Ligës së Kampionëve do të përfitojë plot 15 milionë euro.

Sipas ‘Sport’, skuadra që fiton Champions Leaguen do të fitojë 15 milion euro, ndërsa ajo që pëson disfatë, duhet të kënaqet me 10.5 milionë.

Por nuk është vetëm kjo shuma totale pasi deri në finale, Real Madridi ka fituar 38.5 milionë euro, ndërsa Atletico Madridi 37.5 milionë.

Tek këto fitime nuk janë futur të drejtat televizive me të cilat klubet përfitojnë më shumë se 100 milionë euro.

champions_1464330907-5328138

Temat
BotëSport

Të afërta